Kishte humbur kontaktet me fqinjët, e moshuara në Fier gjendet e vdekur në banesë që jetonte e vetme

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë mbrëmjen e sotme në Fier.

Burimet thonë se 71-vjeçarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur pa shenja dhune.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherëa në vendngjarje dhe bënë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.


Shtuar 15.03.2024 21:19