“Kampionë në Instagram”, video virale nxjerr zbuluar politikanët që njohin sportistët pas medaljeve (VIDEO)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, me siguri dy emrat vajzave po i dëgjoni e lexoni kudo orët e fundit. Dy sportistet nga Kosova që kanë arritur të fitojnë medaljen e arit në Lojërat Olimpike, në vendin tonë fituan “medaljen e internetit” dhe në rradhë të parë nga politikanët.

Pa u vendosur ende medalja në qafë, politikanët shqiptarë, pa dallim ngjyre dhe krahut që mbrojnë, nisën garën se kush prej tyre do të reagonte i pari mbi suksesin e Krasniqit dhe Gjakovës.

Me siguri që pakkush prej tyre i njihte këto sportiste më parë, por në momente të tilla nuk mungojnë lëvdatat e panumërta për t’u përshëndetur nga njerëzit e tjerë. Por akoma më i trishtë është fakti se bëhet fjalë për po të njëjtët persona me pozitë që e lënë sportin në harresë. “Kur je mirë, jam me ty. Kur je i keq, nuk je i imi”. Kjo është llogjika e përdorur në gjithë këto vite, ndërsa ajo që nuk harrohet padyshim mbetet Kombëtarja në Europianin e Francës.

Të kthyer si heronjë dhe duke i pritur si të tillë, ndoshta duke kaluar edhe cakun, por me rezultatet e para negative u hoqën pasaportat diplomatike dhe shpeshherë komentoheshin po nga i njëjti Kryeministër si shembulli që nuk duhet të ndiqej, për të mos ngrënë gol në minutën e fundit.

Por sa e ndiejnë vërtet politikanët që të shkruajnë për suksesin e sportistëve shqiptarë dhe që të bëjnë më tepër në mënyrë që këto raste të shtohen në të ardhmen?  Përgjigjen e gjeni në videon e Altin Tufës që po bënë bujë  në rrjetet sociale . Sigurisht, asgjë me punën e bërë prej tij që tregon brenda pak sekondave gjithë realitetin dhe shtirjen që ndodh në këto ditë. Themi fatkeqësisht pasi nuk komentohet ndryshe kur nënkampioni i botës, njeriu që ka fituar shumë dekorime në momentin kur ndodhej në kulmin e tij, tanimë e ka të pamundur që të jetojë normalisht me të ardhurat që futen brenda familjes. Fjalët e Ilir Sulit janë goditje e madhe që do të bënin të mendonin gjatë çdo politikanë përpara se të shkruanin rreth sukseseve të këtij lloji: “Ikni nga Shqipëria, të bëfsha flamurin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by #jepiplako (@altin_tufa)