“Kam fjetur jashtë”, Donaldi rrëfen vuajtjet: Flija herët se isha pa ngrënë, stomaku s’më punonte

Është e shpeshtë që banorët e shtëpisë së Big Brother VIP të tregojnë historitë e tyre personale përpara kamerave.

Donaldi ka folur sot me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Madje, ai edhe është përlotur teksa rrëfente momentet e vështira.

“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë Donaldi.

“Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat i ashpër mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.

Kjo e fundit i akuzoi vëllezërit Veshaj se famën e tyre e kanë marrë nga lidhjet me vajzat e njohura të shoëbizit dhe jo nga karriera e tyre./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 19:49