Ka probleme shëndetësore? Sara Hoxha shtang ndjekësit me fotografinë e papritur pranë vajzës (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka postuar një fotografi me vajzën e saj, Poem Blu.

Si duket vogëlushja ka pasur ndonjë problem shëndetësor, pasi është paraqitur në fotografi me një maskë oksigjeni.

“Nuk është më aq e frikshme”, ka qenë mbishkrimi në foton e Insta Story.

Gjithsesi ende nuk dihet se çfarë ka Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit.

Kujtojmë se Sara ka rrëfyer më parë se shtatzënia e saj ishte shumë e dëshiruar dhe aspak e papritur.

“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”, ka treguar ajo.

Tregoi gjithashtu se lindja e saj ka qenë natyrale, pasi mendon se si mami dhe bebi duhet ta përjetojnë procesin e lindjes natyrale./albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 20:06