Analisti Artur Zheji është shprehur se presidenti Ilir Meta iu drejtua gjatë ditës së sotme kur tha “jam Ilir Meta o superbudallenj”, deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Ramës dhe një pjese të trupës diplomatike që po i përgatisin shkarkimin.
Sipas Rakipllarit, ishte pikërisht gjuha e Metës ndaj trupës diplomatike, që ndikoi edhe te fakti që Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, nuk e përfshiu në agjendën e takimeve, gjatë vizitës në Tiranë.
Komentet u bënë në studion e Neës 24 ku Zheji ishte i ftuar.
Pjesë nga diskutimet:
Zheji: Ata janë kryeministri, personazhe që përgatitën në Kuvend vendimin për shkarkimin e tij dhe një pjesë e trupit diplomatik në Shqipëri. Duke përdorur termin ‘brava’, edhe Lulzim Basha. Ilir Meta thotë se “më doni në politikë pasnesër, më shkarkoni nesër, më doni në politikë deri në gusht, më lini ta mbaroj mandatin”. Pra, ai tregon se do të bëjë një politikë aktive, pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi. Unë këtu shoh një strategji, duke mos shpresuar që Gjykata Kushtetuese është e ndikuar nga mazhoranca, për ta lënë në këtë gjendje pezullie. Kjo është shumë e rëndë. Pse duhet ta zgjasë kaq shumë këtë proces, kur gjërat janë shumë të qarta. Gjykata Kushtetuese duhet të sigurojë shumicë me 89 anëtarë për vendimin, sepse 4 me 3 nuk ka kuptim. Marrja e kohës për të zgjatur këtë proces në mënyrë të panevojshme, pasi ata duhet të përcaktojnë vetëm një gjë ‘shkelje’, apo ‘shkelje e rëndë’, po bën që Presidenti të mbahet në një presion të vazhdueshëm. Duket se i kërkohet diçka, të heshtë, të mos zbresë në politikë, por askush nuk e di se çfarë i kërkohet. Kjo gjë i kërkohet nga politika vendase.
Rakipllari: Që ndërkombëtarët janë të përfshirë në procesin politik në Shqipëri, kjo nuk ka diskutim. Shkarkimi i Presidentit nuk është çështje periferike. Përfshira e tyre nuk përjashtohet.
Zheji: Ata kanë dhënë votë kundër Metës, ndaj ai i sulmon.
Rakipllari: Unë mund ta ndaja qëndrimin e Presidentit në dy pjesë. Pjesa e mbrojtjes ka qenë e nivelit të lartë, ndërsa pjesa e qëndrimit politik, si “Unë jam Ilir Meta”, etj., kjo gjuhë force deri tani nuk ka funksionuar, nuk ka qenë efektive, ndaj dhe e shoh si një retorikë që përgatit atë që Presidenti do të bëjë më vonë. Nuk jam dakord me pjesën e dytë.
Zheji: Në këtë fazë që është sot, Meta nuk ka çfarë humbet. Tani ai e di që është i shkarkuar.
A po gabon Presidenti me gjuhën e përdorur?
Rakipllari: Këtu është problemi, sepse një pjesë e akuzave janë pjesë e fjalorit të Presidentit dhe jo e akteve të tij. Pra, ai po gjykohet për gjuhën, jo aktet. Sigurisht gjuha që ka përdorur ai nuk është gjuha e një Presidenti që i përmbahet kornizës kushtetuese, apo traditës që kanë pasur Presidentët në Shqipëri. Meta ka qenë një President në një kohë të vështirë, ku të gjitha pushtetet i kishte mazhoranca. Ka qenë i vetmi pushtet që ka bërë një lloj ekuilibrimi. Unë gjej kontradiktore vetëm gjuhën e tij ndaj aleatëve ndërkombëtarë. Kjo duhet parë sa shkelje e rëndë është, pasi është një pjesë problematike.
Zheji: Më kujtohet kur Metës i nxorën atë konferencën e shtypit, s’po e riprodhoj se është shumë e rëndë, por Meta ishte në koalicion me Ramën, dhe vetë Meta tha se “kam ndenjur shumë me Berishën dhe u ndikova”. Unë mendoj se dhe në gjuhën me ndërkombëtarët është i ndikuar nga Berisha, ndonëse nuk ndan të njëjtin hall si Doktori. Kur Meta ka qenë kryeministër ka qenë ndër kryeministrat më pro-amerikanë të të gjitha kohërave. Mund të them se ka një konsipracion korridoresh, që krijon legjenda se çfarë do të ndodhë më pas.
Rakipllari: Ka qenë Escobar, që e ka shmangur presidentin nga agjenda e tij, pra ka pasur ndikim gjuha e tij.