Iu zbulua baza me armatime në Vlorë, Luçiano Deraj ‘kyç gojën’ në seancë, Gjykata merr vendimin

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasin Luciano Deraj alias Albano Deraj.

Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë ju gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme. Luciano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit “Knock out 6” ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur fare, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatorja e kësaj seance.

Gjyqtarja e çështjes, Lirza Sinollari i ka cilësuar provat të mjaftueshme për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg. Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale si i përfshirë në qytet. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë në aktivitetet kriminale të qytetit.


Shtuar 10.03.2024 13:19