Zbulohet bazë armësh në Babicë të Vlorës! Nga kallashnikovët te snajperi e maskat, një i arrestuar

VLORË– Një tjetër bazë armësh është gjetur ditën e sotme në Babicë të Vlorë e kamufluar në një banesë.

Mësohet se gjatë aksionit të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale është gjetur një numër i madh i armëve të zjarrit.

Mes armëve të sekuestruara si pistoleta, kallashnikovë, fishekë ishte edhe një snajper të cilat dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale.

Gjatë aksionit është arrestuar Luçiano Deraj Policia në një konferencë për shtyp bëri me dije se i arrestuari ruante bazën e armatimeve dhe dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.

Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme./albeu.com


Shtuar 7.03.2024 18:48