Ishte dënuar me 4 vite burg/ I kërkuar nga Interpol Paris, kapet në Podgoricë 43-vjeçari shqiptar

Në Podgoricë të Malit të Zi është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi shqiptar V. P 43 vjeç, i cili ishte në kërkim nga Interpoli.

“Në kuadër të kryerjes së aktiviteteve me qëllim gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, punonjës policie të ekipit NCB Interpol Podgoricë-FAST, kanë lokalizuar dhe privuar nga liria shtetasin shqiptar V. P 43 vjeç, në Podgoricë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga policia malazeze.

Bëhet me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Interpol NCB Paris.

Ndaj 43-vjeçarit ishte dhënë dënimi me 4 vite burg për veprat penale të vjedhjes në rrethana rënduese dhe pjesëmarrje në grup kriminal.


Shtuar 19.01.2025 18:45