Ish-deputetja e PS “e djeg” në dasmë, i publikohet video këmbëkryq me “Hajredin Pashën” (VIDEO)

Reme Lala ish deputete e qarkut Dibër la kandidimin e saj në zgjedhjet e fundit nën siglën e PS.

Lala ka qenë më parë deputete e PDIU, përfaqësuese e dibranëve në parlament por njoftoi kalimin e saj tek PS në nisje të punimeve të Rrugës së Arbrit. Ajo ishte në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, në fund të listës, por njoftoi tërheqjen në fillim të fushatës. Reme gjithashtu ka marrë vëmendjen shpeshherë për shpenzimet e saj marramendëse dhe luksin ku është shfaqur në Kuvend me veshje të shtrenjta, të tipit 5600 euro një çantë.

Së fundmi, Reme ka qenë e ftuar në një dasmë ku ka patur gjithashtu shumë personazhë publik.

Nga aty ka dalë një video e ish-deputetes, e ulur përtokë teksa këndon “Hajredin Pasha” krah bashkëshortit. Reme Lala tashmë mban postin e Drejtoreshës së Shërbimin Social Shtetëror./albeu.com/