Policia ka arrestuar një 24 vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.