I “rrëmbeu zemrën” Ramës, kënga e re e Fifi-t thyen rekord klikimesh

Kënga e re e Fifit, që rrëmbeu edhe vëmendjen e kryeministrit Rama, ka arritur rekord klikimesh brenda pak orësh.

Kënga e re titullohet “Diell” dhe Fifi e realizoi atë gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Projekti mori një vëmendje të madhe ditën e sotme pasi kryeministri Rama ndau një video në rrjete sociale, me në sfond këngën e saj.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe brenda 24 orësh ka gjeneruar 1 milion klikime. Ndërsa deri më tani numëron rreth 2 milionë klikime. Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja reagoi pasi kreu i qeverisë ndau këngën e saj në rrjete sociale. “Pa fjalë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se është shumë e entuziazmuar./albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 16:36