shqiperi

“I madhi” Mirush Kabashi feston sot 74-vjetorin e lindjes

Mirush Kabashi (1948). Aktor. Lindi në Shkodër, nga një familje gjakovare nga i ati, më 17 prill, por u rrit në Durrës. Më 1970 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe 20 të tilla në kinema. Figurat e mishëruara nga M. Kabashi bien në sy për origjinalitet, finesës dhe elegancës, duke frymuar tipa me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, karaktere që janë përzgjedhur me mençuri dhe intuitë nga mëse të ndryshme sociale. Është aktor kryesisht i planit satirik e komik. Spikati fillimisht me krijimin e figurës burleske të Telit në komedinë “Kartela e verdhe” e Haxhi Ramës (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar që ndjek skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke përdorur një shumësi detajesh shprehësi, si në plastikë ashtu edhe në menyrën e të folurit.

Të lidhura

None found

Ky rol u pasua më tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedinë “I sëmuri imagjinar” e Molierit (1982), me të cilin luajti mjaft bukur me elegancën plastike të tij, me përpunimin e gjestit, me reverancën dhe ritualin, çka i dhanë kësaj figure hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist të kohës së përndritjes së salloneve aristokratike të periudhës së Luigjit XIV; Marin Miroju te komedia “Ylli pa emër” e M. Sebastian (1989), ku vuri në spikamë brishtësinë, poezinë dhe çiltërsinë e intelektualit ëndërrimtar e të ndrojtur të provincës.

Në Festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall si Aktori më i mirë me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës. Kësaj radhe operoi me finesë në shfrytëzimin e elementeve të sarkazmës duke i dhënë kuptimësi lojës së kontrapunkteve, atyre të fjalës dhe atyre të gjestit, midis asaj çka thuhej dhe asaj çka bëhej. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë.

Në vitin 2002 fitoi rishtas çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokes në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit. Interpretimi i tij, sado që i kahut grotesk dhe me elementë të farsës, ngulmoi në ravijëzimin e një karakteri të vërtetë, të besueshëm, me mënyrën e njëmendtë të të sjellurit prej njeriu dinak, interesaxhi, por jo të lig.

Më 1997, realizoi të parën monodramë në historinë e teatrit profesionit në Shqipëri, “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, sipas librit të shkrimtarit grek Kostas Varnalis; në shtator të atij viti konkuroi po me këtë rol si përfaqësues i Teatrit Kombëtar në Festivalin IX Botëror të Teatrit Eksperimental në Kajro të Egjiptit dhe u vlerësua si aktori më i mirë duke iu dhënë çmimi “Sfinksi i Arte”; po kështu fitoi çmimin e parë në Festivalin e Monodramës në Kiev, Ukrainë, 2004. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavdërueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombëtar.

  1. Kabashi pëson një transformim të plotë psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e përpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjinë që ka ndërkallur në fjalën pasionale e ironike të Sokratit realizon një akuzë të fortë ndaj tiranisë, padrejtësisë, korrupsionit, në suazën e një sarkazme të pamëshirshme, duke i dhënë krejt lojës një qasje të dukshme bashkëkohore. Një tjetër monodramë interpretoi ai në vitin 2008, Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit nga Eric Emannuel Schmitt, ku nxori në pah, në trajtën e një dialogu dy vetash, at dhe bir i adoptuar, mirësinë njerëzore, dashurinë, tolerancën, urtësinë dhe virtytin, përkundër dhunës, egërsisë, keqkuptimeve doktrinore dhe armiqësive fetare.

Në vitin 1991, fill pas ndryshimeve rrënjësore që ngjanë në Shqiperi, dha koncertin poetik recital me titull “Për demokracinë”, i pasur me të tjerë të ketij lloji, veçanërisht me atë kushtuar dramës së popullit kosovar më 1999, ku, tok me artistë të tjerë, zhvilloi një turne ndërkombëtar në 16 shtete me rreth 100 shfaqje. M. Kabashi ka luajtur role të shumta edhe në disa premiera në Estradën e Durrësit. Profili i tij krijues është përshfaqur më tej gjatë interpretimit të mbi 20 roleve në kinematografi. Shazivari (filmi “Koncert në vitin 1936”, 1978), ishte roli që e veçoi dhe i dha siguri karrierës së tij në ekran. Të luajturit e belbërisë së togerit shik e qejfli, pa e kthyer në qëllim më vete, përkundrazi në voli të ironizmit të tij, u shndërrua nga aktori në shenjë kuptimore me fuqi karakterizuese.

Me rolin e Nikollaqit (filmi “Karnavalet”, 1980, nderuar me Medaljonin e Festivalit), dëshmoi një përmasë të re të aktrimit të tij: veç aftësive në përvijimin plastiko-ritmik të figurës, edhe aftësitë muzikore në sensin e perpuqjes së vokalit me lojën si të tillë. Me fare pak fjalë dhe me shumë veprime mimike e plastike, M. Kabashi i dha formë burleske rolit të asketit Lithan (filmi “Kohë e largët”, 1983), njeriut tinëzar, disi grotesk e tepër misterioz, si të ardhur prej mugujve, ku fshihej e keqja dhe krimi.

Nga realizimet më të bukura të tij në kinematografi ishte roli i Brahushit (filmi “Dora e ngrohtë” 1983), me të cilin aktori të josh me përshtatshmërinë psikofizike ndaj kësi tipash të pandreqshëm, sherrxhinj e të inkriminuar, që duan sakaq të mbajnë pas vetes edhe njerëzit vertet në gabim, por në thelb të mirë. M. Kabashi është gjithashtu një recitues, konferencier dhe drejtues artistik në zë në spektaklet televizive etj. I është dhënë  titulli “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Skenës”.

të fundit

Tensionet migratore në Ceuta, Italia dhe Spanja zgjasin reciprokisht kontrollet kufitare

Italia ka vendosur të zgjasë edhe për 15 ditë pezullimin e rregullave të Shengenit për udhëtarët që mbërrijnë nga Spanja,…

5 minutes ago

Kuvendi Studentor i UT-së kërkon që provimet profesionale shtetërore të mbahen edhe në shqip

Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që provimi i…

7 minutes ago

Nagavci: Marrëveshja VV-LDK hap rrugën për tejkalimin e ngërçit institucional

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si zhvillim të rëndësishëm politik dhe institucional marrëveshjen VV-LDK për kandidaturën e…

8 minutes ago

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin mund t’i hapë rrugë formimit të institucioneve

Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë…

8 minutes ago

Aktivisti Ilir Dedaj: Protesta e ka dobësuar qeverinë, duhet të mobilizohemi për mosbindje civile, kryeministri është në delir, ndërkombëtarët s’e përfillin më

Këtë të hënë, në një intervistë për News24, aktivisti Ilir Dedaj, deklaroi se mosbindja civile është e vetmja mundësi për…

9 minutes ago

Manchester City siguron shërbimet e brazilianit Allan Elias nga Palmeiras

Manchester City ka kompletuar transferimin e anësorit brazilian Allan Elias nga Palmeiras, me 22-vjeçarin që ka firmosur kontratë pesëvjeçare me…

17 minutes ago