Categories: maqedoni

Kuvendi Studentor i UT-së kërkon që provimet profesionale shtetërore të mbahen edhe në shqip

Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesën që provimi i jurisprudencës, provimi për noter, provimi për përmbarues dhe provimet e tjera shtetërore profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Në kërkesën e dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë, drejtuar ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, studentët bëjnë të ditur se këtë çështje e kanë ngritur disa herë gjatë dy viteve të fundit pranë kësaj ministrie dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, por ende nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.

Kuvendi Studentor kërkon që në shqip të jenë të disponueshme jo vetëm provimet, por edhe materialet për përgatitje dhe të gjitha pjesët e tjera të procesit. Sipas studentëve, zhvillimi i tyre vetëm në gjuhën maqedonase krijon pabarazi dhe vështirësi shtesë për shqiptarët që ndjekin studimet në gjuhën shqipe.

Kryetari i Kuvendit Studentor, Gent Kurtishi, thekson se çështja lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, si dhe me parimet e barazisë e të mosdiskriminimit. Për këtë arsye, studentët kërkojnë zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht të nenit 23, paragrafëve 4 dhe 5.

“Nuk është e pranueshme që studentët që studiojnë në gjuhën shqipe të përballen me kushte të ndryshme gjatë përfundimit të procesit të tyre profesional. Gjuha e studimit duhet të jetë edhe gjuha në të cilën studenti ka mundësi të japë provimet profesionale shtetërore”, thuhet në kërkesën e Kuvendit Studentor.

Sipas Kuvendit Studentor, zhvillimi i këtyre provimeve edhe në shqip do t’u siguronte të gjithë kandidatëve kushte të barabarta, do t’ua lehtësonte përgatitjen për ushtrimin e profesioneve juridike dhe do të krijonte mundësi të njëjta për punësim e avancim profesional.

Studentët vlerësojnë se janë të pranishme edhe bazat ligjore, edhe mundësitë praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.

Në përfundim, Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të marrë masat e nevojshme dhe të ofrojë një zgjidhje konkrete, me qëllim që të gjithë studentët dhe kandidatët të kenë trajtim të barabartë dhe mundësi të njëjta në rrugëtimin e tyre profesional.

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

2 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

2 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

2 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

3 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

3 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

3 minutes ago