Ai është padyshim një nga aktorët më pikant të skenës dhe filmit shqiptar. Mirush Kabashi, aktori që me interpretimin e tij u jep roleve një ngjyrim të veçantë dhe emocional, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 75-vjeç.
Urimet për nder të aktorit të madh kanë nisur që në mesnatë nga miqtë e shumtë dhe të afërm të tij.
None found
Kush është Mirush Kabashi
Mirush Kabashi i lindi në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.
Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat. Tani, i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film psh Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion”- shprehet aktori në një intervistë të dhënë për mediat.
Çmimet dhe nderimet
Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia ‘Hija e tjetrit’ e Ruzhdi Pulahes. Po me ketë rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokes në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.
Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.
Mirush Kabashi, I cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…