Categories: kosovë

Nagavci: Marrëveshja VV-LDK hap rrugën për tejkalimin e ngërçit institucional

Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Ajo e cilësoi këtë dakordësim si një zhvillim me rëndësi politike dhe institucionale, duke theksuar se marrëveshja u arrit pas negociatave jo të lehta.

Sipas Nagavcit, fakti që është gjetur një emër konsensual tregon se kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme edhe përkundër dallimeve politike, kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake.

Nagavci e përshkroi Bekim Sejdiun si një figurë të respektuar, që mund të shërbejë si pikë bashkimi përtej ndarjeve politike dhe që i jep vlerë procesit për zgjedhjen e Presidentit.

Ajo shprehu shpresën që procedura të përfundojë me sukses dhe që Kosova të krijojë sa më shpejt institucione funksionale e legjitime.

Nagavci tha se kjo marrëveshje mund të përbëjë një hap drejt tejkalimit të ngërçit institucional, duke uruar që procesi të mbyllet sa më shpejt në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Deputetja theksoi gjithashtu se Kosovës i nevojiten institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi mbi të gjitha.

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

3 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

6 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

7 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

14 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

16 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

17 minutes ago