Hungaria miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, Hasani: Së bashku jemi më të fortë

Pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate për Suedinë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X.

“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO”, është shprehur ministri Hasani, ndërsa thekson se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.

“Së bashku jemi më të fortë. Ne jemi NATO”, ka thënë ndër të tjera ai.


Shtuar 26.02.2024 18:09