Një turist francez ka humbur ne zonën e Llogorasë. Ai ka kërkuar ndihmë pasi ka humbur rrugën dhe nuk dihet ku ndodhet.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave kanë nisur për gjetjen e tij.
Sipas policisë, turisti francez është nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburinit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku është, por sipas informacioneve mendohet se ai ndodhet pranë gjirit të Shën Andeës.
Policia është në kërkim të tij, aksion i nisur prej orëve të vona të natës dhe orëve të para të mëngjesit./albeu.com