Bllokohet Llogaraja, reshjet e dëborës kapin të papërgatitur shoferët

Ulja e temperaturave ka rikthyer sërish reshjet e dëborës në vendin tonë. Gjatë mëngjesit të sotëm është zbardhur edhe Qafa e Llogarasë. Për pasojë e prezencës së dëborë rruga në këtë zonë është bllokuar. Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe orët e para të mëngjesit.

Shoferët që kanë përdorur këtë rrugë janë kapur të papërgatitur nga reshjet e dëborës. Për pasojë e mungesës së zinxhirëve dhe gomave të dimrit disa makina kanë ngecur dhe për pasojë rruga është bllokuar.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për rikthimin në normalitet të rrugës.


Shtuar 8.04.2021 09:51