HOROSKOPI/ 24 tetor 2021, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Sot është një nga ditët që jeni plot vetëbesim dhe në gjendje shumë të mirë fizike. Performanca juaj do jetë aq e mirë sa do të habiteni dhe vetë nga energjia juaj.

Në marrëdhënien tuaj romantike mos bëni diskutime që mund të sjellin debate në atmosferën e këndshme, që keni krijuar në çift.

Beqarët  mos hezitoni të pranoni ftesën që do t’ju bëjë një mik i ngushtë për të takuar njerëz të rinj.

Demi

Mos humbisni kohë me gjërat që nuk kanë rëndësi për ju. Veproni në mënyrë metodike, për të patur rezultatet që dëshironi.
Sot tregojini të tjerëve se kush jeni në të vërtetë.

Romanca juaj do jetë mjaft e mirë, pasi  flisni hapur me partnerin.

Binjakët

Sot është më mirë të largoheni prej disa personave, sjellja e të cilëve ju prish humorin.
Nuk ka asnjë arsye për të hyrë në konflikt.
Në përgjithësi, sot risillni në pah optimizmin tuaj dhe gjithçka do të shkojë shumë më mirë nga sa prisni.

Në romancën tuaj gjërat po ecin me një ritëm të qetë.

Gaforrja

Sot duhet të kini durim me njerezit që ju rrethojnë, pasi jeni shumë emocional dhe si pasojë mund të humbisni kontrollin.

Problemet në marrëdhënien tuaj sot mund të krijohen nga asgjëja.

Shmangni problemet dhe mos u jepni atyre më shumë rëndësi sesa meritojnë.

Luani

Sot është dita ideale për të mbyllur çështjet, që i keni lënë pezull.
Mund të zgjidhni shumë çështje, nëse keni durimin e duhur për t’i rregulluar ato.

Sot  sqaroni  situatat që ju lodhin dhe ‘ushtrojnë’ presion në marrëdhënien tuaj.

Virgjëresha

Sot pritet të ketë disa shtyrje apo edhe lëkundje në gjërat që dëshironi të arrini, e si pasojë do të acaroheni pak.

Marrëdhënia juaj dashurore sot do jetë e mirë.

Peshorja

Shumë stres, presion, detyrime…
Kjo e diel nuk është dita më e mirë për ju, ndaj jini të matur dhe të durueshëm në të gjitha aktivitetet tuaja.

Kontrolloni sjelljen tuaj, sepse keni tendencën të shpërtheni te njerëzit e gabuar.

Nëse mendoni se nuk jeni mirë psikologjikisht, përpiquni të shmangni kontakte me shumë njerëz.

Akrepi

Sot jeni shumë pozitivë dhe kreativë.

E diela është dita e duhur për të vendosur  themele të reja më thelbësore në marrëdhënien tuaj.

Beqarë, dita ju jep shenja  shumë të mira, për një njohje të re.

Shigjetari

Dita nuk është e përshtatshme për vepra por është e përshtatshme për riorganizim të axhendës tuaj ditore.

Mundohuni të mos ndërhyni në punët e të tjerëve kur nuk ju kërkohet një gjë e tillë. Një anëtar i familjes do të ankohet për mungesën tuaj.

Bricjapi

Disa ngjarje të bukura që ndodhin sot, ju ndihmojnë të përmirësoni psikologjinë tuaj dhe të rishikoni shumë situata, të cilat deri më tani i keni parë negativisht.

Përdorni pozitivitetin tuaj në mënyrën e duhur për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Romanca dhe pasioni juaj sot do ta tërheqin vëmendjen e  partnerit , gjë që do t’ju bëjë me humor shumë të mirë dhe do ju ndihmojnë në rinovimin e marrëdhënies tuaj romantike.

Ujori

Sot, shqyrtoni të dhënat që keni në duart tuaja, për të promovuar idetë dhe planet tuaja.
Mos u mashtroni nga gjithçka që ju japin palët e treta, për rezultatet që kërkoni

Jini të matur dhe realistë dhe jo të paduruar dhe joseriozë.

Sot tregojini  dashurinë partnerit tuaj dhe bëni çmos që ta bëni atmosferën sa më romantike.

Peshqit

Sot tregoni kujdes në çdo lëvizje të re që mendoni të bëni, sepse planetët ju shtyjnë drejt veprimeve mjaft impulsive, të cilat do t’ju çojnë në situata të gabuara.

Bëni mendime pozitive dhe flisni më shumë me partnerin tuaj.


Shtuar 23.10.2021 23:47