Grabitet biznesi në ish-bllok, “zhduket” një shumë e pacaktuar parash

Një biznes në kryeqytet është grabitur nga persona të paidentifikuar. Ka qenë vetë administratori i biznesit, i cili ka kallëzuar në polici se dyqani i tij në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë është vjedhur dhe është marrë një shumë e papërcaktuar parash.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasi A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Vaso Pasha”, në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 15.12.2022 11:22