Gjergj Erebara: Rruga e Arbrit, rrugë dhish që nuk funksionon! Prokurorët janë qorra, nuk shohin…

Gazetari Gjergj Erebara ka folur mbrëmjen e sotme për projektet dhe kostot e rrugëve.

Gjatë bisedës në News 24, ai u ndal te rruga e Arbrit.

Sipas tij problem është fakti se nuk punohet dhe se rruga e hapur nuk kryen asnjë funskion.

“Problemi kryesor është se aty nuk punohet, ne paguajmë para rregullisht por produkt nuk kemi. Rruga e hapur deri tani është rrugë dhish. Ne paguajmë para, por rrugën nuk e kemi. Ne nuk mund të vijojmë të japim para për një rrugë që nuk ekziston. Edhe një segment tjetër nga Klosi deri në Bulqizë nuk punohet. Aktualisht kemi një rrugë dhish, në majë të malit, panoramike por që nuk funksionon. Prokurorët janë qorra që nuk e shohin se është një kontratë që ka dy pale, një palë nuk e zbaton dhe pala tjetër  që është taksapaguesi që paguan. Sa i përket rrugës Kardhiq-Delvinë, gjurmët e korrupsionit janë në të gjitha anët, ndërsa prokuroria bën sikur nuk sheh që tenderat për lotët 6 ishin të korruptuar. Është e pamundur që tre kompani të hyjnë në garë për një rrugë dhe ofertat të jenë pranë fondit limit dhe po të shohësh të shtesat  e fondeve, në këtë projekt , logjika ta do që në një rast të jetë 5 %  një 15%, por në të gjitha rastet është deri diku 16-17%”, tha Erebara./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 22:43