Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjetur në Tiranë në rrugën “Kol Paparisto”.

Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin K.B, 61-vjeç, i cili dyshohet të jetë vetëvarur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë- Më datë 26.06.2022, në Rrugën “Kol Paparisto”, në banesë është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, i vetëvarur, shtetasi K. B., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/