E RËNDË/ Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tepelënë, ku një makinë ka përplasur dy fëmijë në rrugë.

Fatmirësisht fëmijët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e duhur, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë- Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/