FOTOLAJM/ 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Google “vishet” kuqezi

Në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një “surprizë” në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Google është ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.

Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./albeu.com


Shtuar 28.11.2023 07:25