Teksa Shqipëria është “pushtuar” nga i nxehti afrikan dhe temperaturat shumë të larta, pasditen e djeshme Fushë-Arrëzi është “goditur” nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat.
Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe Iballë për shkak të stuhisë është janë shkatërruar të mbjellat.
Dëme të konsiderueshme gjithashtu raportohen në çatitë e banesave. Për shkak të breshërit janë dëmtuar edhe makinat pasi i janë thyer xhamat.
Bashkia Fushë-Arrëz, bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.
/Albeu.com/