FOTO/ SHBA sjell raketat e famshme në Kuçovë, Turqia bën të papriturën: I gjithë Ballkani në “zonë lufte”

Ushtria turke ka nisur sot një stërvitje të madhe, e cila përfshin të gjithë bregdetin e vendit me fokus në Egje.

Mediat turke raportojnë se në këtë stërvitje janë angazhuar 123 anije ushtarake, 10 nëndetëse, 11 avionë, 16 helikopterë dhe një numër i madh dronësh.

Stërvitja bëhet nën moton “Atdheu Blu”, megjithatë mediat ndërkombëtare raportojnë se në fakt bëhet fjalë për një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të forcave të NATO-s si SHBA dhe Franca në bashkëpunim me ushtrinë greke në Egje, raporton albeu.com.

Vetëm një ditë më parë nisi stërvitja e amerikanëve dhe grekëve në Egje, gjë që shkaktoi shumë shqetësim në Turqi për vetë faktin se ashtu si francezët, edhe amerikanët synojnë që t’u shesin grekëve teknologji të avancuar ushtarake me qëllim balancimin e forcave në rajon.

Nga ana tjetër, NATO ka nisur stërvitjen e madhe “Defender Europe21” , e cila përfshin mjaft vende të Europës qendrorore dhe jugore, përfshi edhe Shqipërinë.
I gjithë Ballkani mund të konsiderohet si një “zonë lufte” aktualisht me mijëra ushtarë të NATO-s të vendosur në shtete të ndryshme.
Më herët SHBA-të kishin sjellë raketat e famshme “Patriot” në Kuccovë, një mesazh i qartë se nuk kanë ndërmend të lëshojnë ndaj shteteve të tjera që rrezikojnë stabilitetin e rajonit. /albeu.com


Shtuar 25.05.2021 10:32