Drejt shkarkimit të Metës, Rama takon Ballën në kryeministri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka takuar kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën në zyrën e tij.

Ky takim pretendohet se lidhet me situatën politike në vend, ku mazhoranca është drejt përmbylljes së procesit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Socialistët janë në pritje të hartimit të raportit paraprak për shkarkimin e kreut të shtetit, ndërsa votimi pritet të ndodhë përpara muajit korrik.

Gjithashtu në mes tyre në agjendën e diskutimeve mund të jetë edhe përgatitjet e PS-së mbi kryerjen e analizave të zgjedhjeve të 25 prillit dhe vendimet që do të marrin për kongresin e PS-së, i cili mbahet më 12 qershor.


Shtuar 25.05.2021 10:36