FOTO/ Ishte kthyer nga Anglia, Edmond Haxhia porositi dhe financoi vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Personi në foto dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Edmond Haxhia.

Edmond Haxhia

Ky i fundit ishte kthyer tre muaj më parë nga Anglia dhe kishte porositurë të gjithë planin. Mësohet se Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Policia e Shtetit përmes një deklarate për media pasditen e sotme bëri me dije se ka identifikuar 6 personat e përfshirë në ngjarje dhe i ka shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit  Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndërkohe autori i vrasjes dyshohet se është portugezi Ruben Saraiva.

Katër personat e tjerë të shpallur në kërkim janë me kombësi britanike.

Grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit./Albeu.com/