Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me nërtimin e kullës 58 katëshe në zemër të Tiranës.
Sipas saj kullat po blejnë opozitën dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë kullat në qendër të kryeqytetit.
None found
Reagimi:
Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtën shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.
Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilësia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetës kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shëmtia që ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme që ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.
Tiranët dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bëjnë krimin më të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.
Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lënë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mëdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione të tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasë kriminale sërish pushtet.
Kjo – banka në duart të klubit të barsetave – është e vetmja siguresë që mban miqësinë politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj të identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.
Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhë financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.”
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Me dy golat e shënuar në fitoren 3-0 të Francës…
Nico O'Reilly është shndërruar në zgjedhjen e parë të Anglisë në krahun e majtë të mbrojtjes para Kupës së Botës,…
Kombëtarja e Norvegjisë ka marrë një fitore të madhe dhe shumë të luftuar ndaj Senegalit me rezultat 3-2, në një…
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitoren e dytë në Grupin I të Kupës së Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat…
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), İbrahim Hacıosmanoglu, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe fyerjeve të drejtuara ndaj ekipit…
Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere, ndërsa klubet…