Franca regjistroi fitoren e dytë në Grupin I të Kupës së Botës, pasi mposhti Irakun me rezultat 3-0, në një takim që u veçua jo vetëm nga epërsia e qartë e francezëve, por edhe nga një ndërprerje mbi dyorëshe e shkaktuar nga një stuhi e fuqishme në Filadelfia.
Skuadra franceze e mori menjëherë në dorë kontrollin e lojës dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të. Kylian Mbappe pranoi topin rreth 18 metra larg portës dhe me një goditje të fortë mposhti portierin Jalal Hassan, duke kaluar Francën në avantazh 1-0.
None found
Pas mbylljes së pjesës së parë, ndeshja u pezullua për shkak të motit të rënduar. Protokolli i sigurisë në Shtetet e Bashkuara parashikon që çdo goditje rrufeje brenda një distance prej 13 kilometrash nga stadiumi të sjellë ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit. Për këtë arsye, futbollistët u kthyen në dhomat e zhveshjes, ndërsa tifozët morën udhëzime të strehoheshin në vende të sigurta.
Çdo rrufe e re e riniste numërimin 30-minutësh, duke bërë që pauza të zgjaste më shumë se dy orë. Vetëm kur kushtet atmosferike u përmirësuan, të dyja ekipet dolën sërish në fushë për nxehje dhe loja rifilloi.
Në fund, ndeshja zgjati plot katër orë: ajo nisi në ora 23:00 me orën tonë lokale dhe u mbyll në ora 03:00 pas mesnate.
Ndërprerja e gjatë nuk e ndali ritmin e Francës. Në minutën e 54-të, pas një gabimi serioz në repartin defensiv të Irakut, Ousmane Dembélé përfitoi nga rasti dhe asistoi për Mbappen, i cili realizoi golin e tij të dytë personal për rezultatin 2-0.
Pak më pas, francezët iu afruan edhe golit të tretë, por Michael Olise goditi traversën, ndërsa Adrien Rabiot nuk ia doli të konkretizonte me kokë nga afërsia.
Goli që mbylli llogaritë erdhi në minutën e 66-të. Këtë herë ishte Olise ai që shërbeu për Ousmane Dembélé, ndërsa ky i fundit realizoi pa vështirësi për 3-0 dhe vulosi fitoren e Francës.
Pas këtij suksesi, Franca vijon me siguri rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, kurse Iraku mbetet me pak gjasa për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…