Flet shqiptari që akuzohet se ka detyruar 19-vjeçaren të abortonte: E doja fëmijën, nuk kam bërë asgjë për të cilën më akuzon

27-vjeçari shqiptar, i cili është akuzuar se ka detyruar partneren e tij 19-vjeçare të abortonte, u lirua me kusht ditën e hënë.

Në prononcimet e tij për Star, ai theksoi se “nuk kam bërë asgjë për të cilën më akuzon”, ndërsa shtoi: “e doja fëmijën, jam i trishtuar”.

Në të njëjtën kohë ai ka mohuar kategorikisht akuzat se e ka rrahur dhe i ka dhënë pilule.

“Asnjë nga këto. Unë nuk di asgjë as për pilulat. Nuk e di as ku i gjeti, kur i mori…”

Madje, ai i ka bërë apel 19-vjeçares që të thotë të vërtetën, ndërsa ka thënë se ajo ishte dashuria e tij e parë.

“Për herë të parë në jetën time kisha rënë në dashuri”.

Nga ana tjetër, 19-vjeçarja, duke folur për mediat greke, shprehet se ka frikë se 27-vjeçari shqiptar mund ta lëndojë pas daljes nga burgu.

“Kam shumë frikë se u lirua, mund të më lëndojë mua ose gjyshen. Ai na tha se nëse shkon në burg do të na dëmtojë. Unë nuk e di çfarë të them. Ky njeri nuk ndjen keqardhje për vrasjen e fëmijës tim?” tha 19-vjeçarja duke folur për Mega.


Shtuar më 27.02.2024 23:04

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş