Fitoi derbin dhe u shpall kampione për herë të 26, shifrat marramendëse që futen në arkën e Tiranës

Ditën e djeshme ekipi i Tiranës u shpall kampion për të 26-ën herë, duke fituar derbin ndaj Partizanit.

Fitorja e djeshme i dha fund pritjes dhe e konfirmoi Tiranën si kampion të Shqipërisë.

Kjo fitore ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqytetasve, si shpërblim për klubin dhe punën e tij marramendëse.

Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese.

Këtij çmimi i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.

Para për Tiranën do të vijnë edhe nga Europa, ku në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA./albeu.com/