Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj këtë të martë ka reaguar për herë të parë për akuzat se ai mbështetet dhe financohet nga një person nga Paraguai.
Alibeaj në një prononcim për mediat i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.
“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së”, ka thënë Alibeaj.