“Familja ime ka pasur vështirësi ekonomike”, rrëfimi prekës i deputetit Saimir Korreshi: 20 ditë fjeta në stacion treni

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ftuar në “S’e Luan Topi” zbuloi vështirësitë që ka kaluar në periudhën kur vendosi të lërë Shqipërinë.

Ai deklaroi se shkoi për studime në Itali, por për 20 ditë ka fjetur në stacionin e trenit. Këtë periudhë ai e ka shpjeguar si më të vështirën, ku është përballur me probleme edhe më të vështira ekonomike.

Gazetarja: Ti 19 vjeç largohesh nga Lushnja për studime në Itali, por ky largim nuk ka qenë i lehtë për ty, je përballur me shumë vështirësi atje.

Saimir Korreshi: Unë ika sepse familja ime ka pasur vështirësi ekonomike. Babi im ka qenë i sëmurë, pati një infarkt.

Isha personi i vetëm që punonte në shtëpi në ’99. Pas asaj pash që familja nuk kishte mundësi ekonomike të më mbante në Tiranë.

Zgjodha Italinë për mundësitë por edhe për mundësitë e punësimit. Dy miqtë e mi që u ofruan nuk kishin mundësi të më mbanin më.

Për rreth 20 ditë kam qëndruar në stacionin e trenit. Kam fjetur për 20 ditë. Me vete kisha një çantë sporti me pak rroba që kisha marrë me vete.


Shtuar 13.04.2024 23:30