Pas më shumë se një vit e gjysmë, Ervin Hoxha me vendim të Këshillit të Ministrave u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas mbledhjes së sotme, ka bërë publik edhe emrin e ri që do zëvendësojë Hoxhën.
Manja tha se Klevis Qose me vendim të Këshillit të Ministrave do të jetë tashmë drejtori i ri i Shërbimit të provës.