EMRAT/ Tentuan të vrisnin Preng Palucën në 2021 pas prishjes së pazareve të drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohen se kishin tentuar të vrisnin rivalin e tyre. Bëhet fjalë për Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka në kërkim nga Interpol Tirana, që i kërkon për tentativën e vrasjes së Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij

Ngjarja u regjistrua në vitin 2011. Asokohë policia shqiptare kërkoi  në banesat e tyre ku gjeti dhe zbuloi një arsenal armësh dhe një sasi para kesh prej 90 mijë euro.

Vlashi mësohet se u arrestua në aeroportin e Barcelonës sapo zbritu nga një avion që vinte nga Turqia ndërsa Ndokës iu vunë prangat në Madrid.

Preng Paluca ka rënë tre herë pre e atentateve, në dhjetor të vitit 2021, në gusht të vitit 2021 bashkë me gruan dhe në vitin 2018 është sulmuar me lëndë plasëse.

Shkak për këto atentate kanë qenë pazaret e drogës në Belgjikë e Spanjë.

Por, në të treja rastet, Paluca ka qenë njeri mjaft me fat, ashtu si edhe sot, kur policia spanjolle njoftoi se ka vënë në pranga dy urdhëruesit për atnetatin e organizuar ndaj tij në dhjetor të vitit 2021, Edmir Vlashi (Ndoka) dhe Hektor Ndoka (Sadiku).

Të dy janë arrestuar në Spanjë, por janë të njëjtët që organizuan atentain ndaj Palucës e vëllait të tij, por nuk e realizuan dot. Në lojë u futën dhe tre persona të tjerë, Mark Lamja e Nikoll dhe Marie Marku (burrë e grua).

Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi janë dhëndurë të Nikoll dhe Marie Markut dhe e shfrytëzonin lokalin e tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse. Burrë e grua bashkë me Lamkjën e vunë në pranga krejt rastësisht pasi Policia e Lezhës u sinjalizua se kishin arsenal armësh.

Në këtë mënyrë policia, duke përgjuar telefonat e çiftit dhe të njërit prej dhëndurrëve ra në gjurmët e dy personave që po planifikonin atentatin në Kamëz.

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika dhe kishin ardhur disa herë në Tiranë, për të vëzhguar objektivin e tyre, por plani u dështoi.