Një person i identifikuar si Tonin Ramaj është plagosur ditën e djeshme në një lokal në Vlorë, për motive të dobëta.
Policia bën me dije se janë identifikuar tre autorët, Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, të cilët janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur.
Vijon puna për kapjen e shtetasve Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje.
Procedohet penalisht administratori i lokalit shtetasi Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.