Tentoi të merrte me forcë në makinë një qytetar, arrestohet 34-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Gjykata e Apelit Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se fillim të këtij muaji në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 09:55