EMRAT/ Ndryshime në nivele drejtuese në Policinë e Shtetit

Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit.

Bëhet me dijë se drejtori i Policisë së Lezhës, Oltion Bistri është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Bistri zëvendëson kështu në këtë post Bujar Ahmatin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrotjen e Dëshmitarëve. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 14:53