EMRAT/ Atentati mafioz në Athinë, ja kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në mes të lokalit

Janë publikuara emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme nga atentati mafioz në mes të një lokali në Athinë, ata janë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

41-vjeçari Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa 44 vjeçari Armando Ogranja u qëllua në gjoks dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Vrasësi i cili mendohet se është profesionist, fillimisht skanoi zonën në sheshin Nea Smyrni dhe më pas u fut brenda në lokalin e mbushur me njerëz duke qëlluar për vdekje dy shqiptarë dhe plagosur një grua.

E gjitha e ngjarjes nuk zgjati më shumë se 5 sekonda, me autorin që u arratis me shpejtësi dhe klientët e lokalit të tmerruar./albeu.com