Zbulohen detaje në reja nga operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni në Tiranë.
Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli (transgjinorë) janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë aksionit policor në Tiranë.
Sipas policisë, një ri prej tyre është me origjinë nga Venezuela.
Policia ka nisur hetimet edhe për shtetasin A. S., 19 vjeç, banues provizor në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./albeu.com