Mediat greke e kanë cilësuar si thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e së shtunës, 12 gusht 2023, në ishullin Salamis pranë Athinës.
“Athina Magazine” shkruan se Zaka nuk kishte precedentë penalë të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.
Ai është qëlluar me plumb në kokë në banesën e tij nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shqiptari është gjetur i pajetë nga shoku i tij, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Autori i vrasjes dyshohet të jetë shqiptar, por ende nuk dihen arsyet e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes.
Mediat shkruajnë se 51-vjeçari nga Lushnja nuk kishte ardhur në Shqipëri prej 15 vitesh dhe se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar dhe marrë në pyetje shoku i viktimës Fatjon Pjetri./Albeu.com