E zuri korrenti duke rregulluar çatinë, humb jetën 46-vjeçari në Maliq, shoqërohet në polici pronari i magazinës

Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme duke punuar në një magazinë private në qytetin e Maliqit. Leonard Ymeri nga fshati Goskovë i Korçës ka qenë duke punuar për riparimin e çatisë së magazinës kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është dërguar në spitalin e Korçës, por ka ndërruar jetë.

“Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës”, njofton policia.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet është shoqëruar pronari i magazinës i cili po jep sqarime për rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 31.05.2024 20:30