Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poliçan, rreth orës 10:00.
Siç njofton policia 30-vjeçari dyshohet së është hedhur ga kati i dytë i pallatit, ku jetonte.
Për fat të keq ai ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Beratit.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qëndër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/albeu.com/