Qindra besimtarë ortodoksë janë bërë pjesë e së premtes së zezë që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.
Rrugëtimi i Epitafit ka filluar me grumbullimin e besimtarëve ortodoksë të pesë kishave në sheshin përballë katedrales “Ringjallja e Krishtit”.
Më pas besimtarët por dhe shumë qytetarë korçarë përfshi këtu edhe ata të besimeve të tjera fetare kanë lëvizur përgjatë pedonales dhe bulevardeve “Fan Noli” e “Republika” në 14 ndalesat e mundimeve të Jezu Krishtit.
Ceremoninë e së Premtes së Zezë e ka drejtuar Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës Hirësia e Tij Imzot Joan Peleshi.
Epitafi simbolizon rrugëtimin e mundimshëm të Krishtit deri në kryqëzimin e tij.