Debatet dhe diskutimet kanë qenë të shumta në “Big Brother”, ku duket se çifti Donald-Beatrix po kalon një periudhë aspak të mirë.
Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për shkak të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.
Trixa alaludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe sipas saj, kjo është arsyeja pse ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.
‘’A të kam thënë unë që mos të rrish me Donaldin?’’,- e pyeti ajo e prerë dhe e nervozuar.
Ky debat vazhdoi dhe u egzagjërua edhe më tej teksa Beatrix vendosi të provokoi edhe Donaldin duke i thënë: Egzona më tha që të kishte qejf, kështuqë kujdes me shakatë të lutem.
Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.
‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’, tha ajo mes lotësh. Donaldi ka mbajtur anën e Egzonës dhe është munduar ta qetësojë duke e thënë se është “anormale” sjellja e Triksës./albeu.com/