SPAK lëshon urdhër-arrest edhe për Lul Berishën

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Lulzim Berishën, që njihet ndryshe edhe si Lul Berisha. Struktura e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste për dy persona, që aktualisht janë në Spanjë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, që ka qenë në kërkim policor që nga viti 2022, u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023. Ai fshihej në Spanjë me letra bullgare dhe pritet që të ekstradohet në vendin tonë.

Me heret gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emra të rinj të përfshirë në urdhër- arrestet e SPAK, të cilët janë Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, ky i fundi një prej personazheve kryesorë të bandës së Durrësit dhe Indrit Dokle, rivali i “mbretit” të lojërave të fatit, që prej dy vitesh është i zhdukur, Ervis Martinaj.

Kujtojmë që policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Duka në Tiranë, vëllezërve Durim e Valter Bami, si edhe banesë e Marklen Hakës, i cili i ka shpëtuar disa atentateve.


Shtuar 17.05.2024 16:48