E FUNDIT/ Lulzim Basha merr fjalën në Kuvendin e tij Kombëtar: Ne jemi PD e vertetë! (VIDEO)

Kryetati i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvendin e tij të 18 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.

I emocionuar dhe me tone të larta ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit në këtë Kuvend ku sipas tij do të merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e PD.

Pjesë nga fjala e PD:

Të dashur delegatë e delegate të Kuvendit Kombëtar të PD, zonja dhe zotërinj, deputete dhe deputetë të PD, anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit kombëtar, anëtarë të kryesisë së PD, dhe seksioneve të PD, përfaqësues të FRPD, mirserdhët në Kuvendin Kombëtar të PD.

E nis me një falenderim nga zemra për parafolësit, e nis me një falenderim për organizatorët që bëne në kohë të mundur organizimin në kohë rekord Kuvendin Komëbtar të PD.

Shpreh kënaqësinë nga zemra kur ju shoh të gjithëve bashkë, në një ditë kur kemi shumë për të thënë.

Jemi mbledhur për të thënë të vertëta që këmi kohë pa i shqiptuar, e di që shumë mezi presin tju dëgjojnë, disa mund të mërziten prej tyre por sot jemi mbledhur në emër të vërtetës pasi e vërteta është e vetmja rruigëq poër clirimin e demokracisë.

Ne zgjedhim të ardhmen dhe ky është motoja për Kuvendin e 18 dhjetorit të Partisë Demokratike. Ne jemi partia Demokratike e Shqipërisë… /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 13:03