Gjykata e Lartë ka rrëzar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit. Rekursi sipas raportimeve ishte bërë për të kundërshtuar sekuestrimin e kompjuterëve. Malltezi ndodhet prej disa muajsh në arrest shtëpie pasi hetohet si i përfshirë në aferën “Partizani”. Gjatë seancës së sotme, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin në lidhje me sekuestron që është vendosur mbi kompjuterat e Malltezit.
Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën “arrest shtëpie”. Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.