Gjendet i pajetë një 44-vjeçar në Finiq, dyshimet e para

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq ditën e sotme.

Viktima Nikolla Kiço, dyshohet se ishte përdorues droge.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që shkaku i vdekjes pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

/albeu.com


Shtuar 27.01.2024 16:18